Kompania

Elektrosistemi është kompania që ju bën të jeni më afër zgjidhjes perfekte për të gjitha llojet e instalimeve elektrike që ju i kërkoni.

Zgjidhja perfekte është: përmes dizajnit të lartë, prodhimit dhe furnizimit të teknologjisë së ndriçimit, me produktet më të efektshme të ndriçimit me energji, në bashkëpunim me kompanitë më të njohura në botë për prodhimin e markave për instalime të ndryshme elektrike.

Klientët tanë janë pasqyra më e mirë e asaj që: çka ne jemi dhe çfarë kemi arritur të sjellim, në të gjitha këto vite përvojë në tregun tonë.
MISIONI YNË

Të ofrojmë cilësinë më të lartë, çmimin më të ulët dhe produktet më të efektshme të ndriçimit me energji, duke ofruar shërbime të jashtëzakonshme për klientët tanë.

QËLLIMI YNË

Të mbulojmë çdo kërkesë dhe nevojë, që ju keni për pajisjet elektrike duke garantuar siguri në aplikimin e tyre.

OBJEKTIVI YNË

Produktet e cilësisë së parë të botës elektrike për të përmbushur qëllimin tonë me: shumëllojshmëri te ambazhureve, ndërprerësave, prizave, siguresave, kabllove e shumë produkteve tjera.

OUR STORY

Vitet tona të punës në botën e instalimeve elektrike

Historia e kompanisë sonë fillon nga themelimi i punës, deri në zgjerimin e aktiviteteve në fushën e instalimeve elektrike.

  • 1986

    Themelet e kompanisë sonë, me produktet më ekskluzive në fushën e instalimeve elektrike.

  • 1990

    Transferimi i firmës në një kompani tregtare nën emrin "Elektroni".

    Ndërmarrje tregtare “Elektroni” në cilësinë e ndërmarrjes aksionare me kapitale aksionare, nga inxhinier të diplomuar të elektrosë dhe të makinerisë.

  • 2000

    Ndërmarrja tregtare "Elektroni" bëri ndarjen e aksioneve, dhe filloi aktivitetin si ndërmarrje familjare me emrin "Projekting".

    Për rreth 6 vite, është realizuar një punë e palodhshme dhe e suksesshme, e bërë me profesionalizëm të lartë.

  • 2006

    Ndërmarrja familjare "Projekting" u shndërrua në "Elektrosistem".

    Kështu vazhdoi edhe një sukses akoma më i madh, i shitjeve të produkteve më cilësore në treg.

  • 2008

    Nga viti në vit "Elektrosistem" u bë sinonim i cilësisë dhe i besueshmërisë, ku gradualisht u bë edhe lider në botën e produkteve elektrike.

  • 2010

    "Elektrosistem" vazhdoi me këmbëngulje në realizimin e qëllimit; për të zgjeruar gamën e tregtimit të produkteve elektrike.

    Kështu suksesi i ndërmarrjes vazhdoi me qëllim të ruajtjes së cilësisë, së mallrave të importuara në çdo fazë të zhvillimit.

  • 2012

    "Elektrosistem" mbulonte shumë sektorë të specializuar në fushën elektrike, duke ofruar një përzgjedhje të gjerë dhe të avancuar teknologjike.

    Nga viti në vit, kompania me seriozitetin e saj krijoi një zhvillim të shpejtë dhe besueshmëri nga prodhuesit ndërkombëtarë të brendeve më të njohura.